Ballina Flash

COVID-19, MSHMS: 28 të infektuar në 24 orët e fundit

TIRANË, 18 tetor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se në 24 orët e fundit janë kryer 680 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 28 qytetarë.

Sipas MSHMS, rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 13 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Kamzë, Klos, Patos, Vlorë, Tepelenë, Berat, nga 1 qytetar në Durrës, Fier, Sarandë.

Janë 231 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2.

Janë shëruar 48 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,704 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 tetor 2022)

Raste të reja ditore 28
Të shëruar në 24 orë 48
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 680

Testime totale 1,991,016
Raste pozitive 331,527
Raste të shëruara 327,704
Raste aktive 231
Humbje jete 3,592

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 174
Fier 16
Vlorë 9
Shkodër 7
Berat 6
Gjirokastër 6
Elbasan 5
Durrës 3
Dibër 3
Korçë 2

/k.s/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAsambleja Parlamentare e OSBE-së, Gjiknuri: Zgjerimi i korridorit jugor të gazit, në interes të BE-së
Artikulli tjetërRama: “Taksa e fitimeve të luksit” u vendos nga BE për kompanitë e energjisë