Ballina Flash

COVID-19, MSHMS: 35 të infektuar në 24 orët e fundit

TIRANË, 5 tetor /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 695 testime për COVID-19, nga të cilat rezultuan pozitivë 35 qytetarë.

Rastet e reja rezultuan në këto bashki: 15 në Tiranë, 4 në Sarandë, nga 2 qytetarë në Kurbin, Fier, Devoll, nga 1 qytetar në Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Kamëz, Mat, Klos, Patos, Berat, Elbasan.

Janë 380 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete me Sars-Cov-2.

Janë shëruar 53 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,257 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-COVID, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Statistika (5 tetor 2022)

Raste të reja ditore                35

Të shëruar në 24 orë             53

Të shtruar në spitale               4

Humbje jete në 24 orë            0

Testime ditore                       695

Testime totale                   1,984,449

Raste pozitive                     331,226

Raste të shëruara                327,257

Raste aktive                          380

Humbje jete                         3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                      236

Elbasan                     34

Vlorë                         19

Fier                           19

Shkodër                     17

Durrës                       14

Lezhë                         12

Gjirokastër                  11

Dibër                          10

Korçë                          4

Berat                           3

Kukës                          1

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBSH: Ekonomia do të vijojë të rritet, ndonëse me ritëm më të ulët
Artikulli tjetërKim, thirrje grave: Kryeni rregullisht mamografinë