Ballina Aktualitet

Gjykata e Apelit: Çështja e PD-së do të gjykohet më 3 nëntor

TIRANË, 5 tetor/ATSH-I.Vata/ Gjykata e Apelit Tiranë njofton se më 3 nëntor do të shqyrtojë çështjen e Partisë Demokratike.

Në vijim të komunikimeve mbi veprimtarinë e Gjykatës së Apelit Tiranë, njoftohet se: Në datë 3 nëntor 2022, ora 10:30, do të gjykohet çështja me kërkues Partia Demokratike e Shqipërisë, lidhur me ankimin e saj ndaj vendimit datë 18.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Trupi gjykues që e shqyrton çështjen përbëhet nga gjyqtaret: Irida Kacerja (relatore), Genti Shala dhe Emona Muçi.

Kjo çështje lidhet me depozitimin e statutit dhe vendimeve të Kuvendit Kombëtar të datës 17.07.2021.

Konkretisht, Gjykata e Apelit do të shqyrtojë ankimimin e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, kundër vendimit të Shkallës së Parë të Gjykatës së Tiranës që njihte Kuvendin Kombëtar të mbajtur nga Sali Berisha dhe grupi i Rithemelimit të PD-së.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBegaj në Shkodër: Pushteti vendor, sa më afër qytetarit
Artikulli tjetërKatari mbështetje policisë në fushën e krimeve kibernetike