Ballina Flash

Parashikimi i motit, 1 tetor 2022

TIRANË, 1 tetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi do të vijojë të jetë në ndikim të kushteve të paqëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura, si dhe intervale të shkurtra me diell. Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash në  veri dhe veriperëndimin. Në pjesën qendrore reshje shiu me karakter rrebeshesh dhe rrufe. Në orët e mbrëmjes në jug parashikohen reshje intensive.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje mesatare ndërsa përgjatë vijës bregdetare jugore hera herës e vrullshme. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3 deri 5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/24 Re shi
Kukës 18/23 Re shi
Lezhë 22/25 Re shi
Dibër 15/21 Re shi
Durrës 19/26 Re shi
Tiranë 20/27 Re shi
Elbasan 18/27 Re shi
Berat 17/30 Re shi
Vlorë 20/29 Re shi
Korcë 14/24 Re shi
Gjirokastër 16/25 Re shi
Sarandë 19/25 Re shi

 

 

                                                               

                 

           

                          

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiguria ushqimore, Krifca: Krijojmë regjistrin e inputeve bujqësore dhe librin e mjekimit në blegtori
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 01/10/2022