Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 01/10/2022

SOFJE (Bullgari) – Ceremonia që shënon fillimin e operacioneve tregtare të tubacionit të gazit midis Greqisë dhe Bullgarisë.

LETONI – Zgjedhjet parlamentare.

BON (Gjermani) – 40-vjetori i zgjedhjes së Helmut Kohl si kancelar federal gjerman.

BARCELONË (Spanjë) – Përvjetori i pestë i referendumit për vetëvendosje, i organizuar nga separatistët katalanas pavarësisht ndalimit të tij nga gjykatat.

BERLIN (Gjermani) – Hyrja në fuqi e një takse të re për gazin që synon të shmangë falimentimin e importuesve dhe shpërndarësve.

BERLIN (Gjermani) – Hyrja në fuqi e rritjes së pagës minimale në 12 euro në orë.

LONDËR – Grevë e hekurudhave, e thirrur nga sindikatat Aslef, RMT, TSSA dhe Unite.

KANADA – Fundi i masave shëndetësore kufitare kundër Covid-19.

SANTIAGO (Kili) – Koncert në kujtim të kantautorit kilian Víctor Jara, i vrarë nën diktaturën e Augusto Pinochet./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 1 tetor 2022
Artikulli tjetërOKB – Shqipëria dhe SHBA projektrezolutë kundër aneksimit rus të rajoneve të Ukrainës