Ballina Flash

​Rënie e lehtë e rasteve aktive me COVID

PRISHTINË, 27 shtator/ATSH/- Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 41.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin është regjistruar vetëm një rast i ri.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.079 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,294 qytetarë.

Deri më sot 824.667 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.145 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,781 persona.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVARSHAVË – Polonia, Danimarka dhe Norvegjia hapin tubacionin e ri të gazit në Baltik
Artikulli tjetërPërurohet shkolla e re “Bashkim Fino”