TIRANË, 26 shtator/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se në 24 orët e fundit, janë kryer 132 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 11 qytetarë.
Sipas MSHMS-së, rezultuan pozitivë 5 qytetarë në Tiranë, 3 në Vlorë, 2 në Delvinë, 1 në Pukë.
Ndërkohë bëhet e ditur se janë 550 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2.
Janë shëruar 55 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326 702 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (26 shtator 2022)
Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 55
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 132
Testime totale 1,978,754
Raste pozitive 330,841
Raste të shëruara 326,702
Raste aktive 550
Humbje jete 3,589
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 263
Elbasan 61
Shkodër 51
Fier 49
Vlorë 35
Durrës 23
Dibër 21
Lezhë 18
Gjirokastër 11
Korçë 10
Berat 8
/j.p/r.e/












