Ballina Flash

Kurti: Do të bashkëpunojmë me UNKT për tejkalimin e sfidave

PRISHTINË, 20 shtator /ATSH/ Kryeministri Albin Kurti gjatë një takimi me koordinatoren për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë Arnhild Spence, rikonfirmoi gatishmërinë e Qeverisë për të bashkëpunuar ngushtë me UNKT, në tejkalimin e sfidave të përbashkëta, me vullnet të mirë dhe analiza të duhura.

Ai shprehu mirënjohje të veçantë për punën e UNKT-së dhe bashkëpunimin me institucionet e vendit.

Ndërsa Spence theksoi vazhdimin e përkrahjes nga UNKT për thellimin e bashkëpunimit të shkëlqyer dhe produktiv, në arritjen e progresit lidhur me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Ajo vlerësoi angazhimin e kryeministrit Kurti në Komitetin Drejtues të Kornizës së Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (UNSDCF), për periudhën 2021-2025.

Në takim u vlerësua puna e përbashkët e Qeverisë dhe UNKT-së për të arritur vizionin afatgjatë që i mundëson Kosovës të jetë pjesë e përpjekjeve globale për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria, pjesë e Konkursit Evropian për Sigurinë Rrugore në Kroaci
Artikulli tjetërSveçla: Aktet e ndryshme kriminale vazhdojnë të jenë kërcënim për sigurinë e Kosovës