Ballina Flash

COVID-19, MSHMS: 43 raste të reja në 24 orët e fundit

TIRANË, 18 shtator/ATSH – I. Vata/-Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se në  4 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete nga COVID-19, ndërsa ka pasur 43 raste të reja infektimesh.

Në njoftimin e përditshëm të MSHMS-së, bëhet e ditur se janë kryer 335 testime.

Rastet e reja rezultuan në këto bashki: 23 në Tiranë, 4 në Durrës, 3 në Kamzë, nga 2 qytetarë në Fier, Vlorë, Delvinë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Malësi e Madhe, Vorë, Lushnjë, Selenicë, Sarandë, Gramsh.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë.

“Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.Janë shëruar 147 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325,911 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, MSHMS njoftoi se aktualisht në të gjithë vendin janë 939 qytetarë aktivë me Covid19 .

Statistika (18 shtator 2022)

Raste të reja ditore 43

Të shëruar në 24 orë 147

Të shtruar në spitale 9

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 335

Testime totale 1,974,704

Raste pozitive 330,437

Raste të shëruara 325,911

Raste Aktive 939

Humbje jete 3,587

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 420

Shkodër 108

Elbasan 88

Fier 80

Vlorë 61

Durrës 43

Korçë 38

Berat 34

Gjirokastër 26

Dibër 21

Lezhë 17

Kukës 3

/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – ISS: Vaksinat reagojnë më mirë tek gratë
Artikulli tjetërBerisha: Italia, rol të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt demokracisë