Ballina Aktualitet

Varrezat masive në Izymin, Xhaçka: Bota duhet të bashkohet kundër këtyre krimeve

TIRANË, 17 shtator /ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka reagoi sot në rrjetet sociale për zbulimin e varrezave masive në Izymin, Ukrainë.

“Pamje tronditëse nga varrezat masive të zbuluara në Izymin e çliruar, në Ukrainë. Këto zbulime tregojnë natyrën e vërtetë të pushtimit rus: terror, dhunë, torturë dhe vrasje masive”, theksoi Xhaçka.

“Bota duhet të bashkohet kundër këtyre krimeve. Viktimat meritojnë të prehen në paqe duke çuar përpara drejtësisë shkaktarët e kësaj tragjedie”, nënvizoi Xhaçka./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNis programi Master në Siguri Kibernetike
Artikulli tjetërRama: Adresojmë rritjen e pagës së zjarrfikësve