Ballina Flash

Nis programi Master në Siguri Kibernetike

TIRANË, 17 shtator /ATSH/ Akademia e Forcave të Armatosura, Fakulteti i Mbrojtjes dhe Sigurisë ofron për herë të dytë në vitin akademik 2022-2023, programin e ciklit të dytë të studimeve, Master profesional në Siguri Kibernetike në Fushën e Mbrojtjes.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, teksa fton të gjithë të rinjtë të aplikojnë shprehet se, “kjo është një mundësi fantastike për vijimin e studimeve universitare në një nga fushat më prestigjioze dhe më të lakmuara të momentit”.

Aplikimi dhe përzgjedhja për ciklin e dytë të studimeve Master profesional do të zhvillohet nga data 3-7 tetor 2022, ndërsa pas përfundimit të të gjithë procesit të përzgjedhjes studimet do të nisin më 1 nëntor.

Ky program studimi ka për qëllim të formojë gjeneratën e re të profesionistëve ushtarakë dhe civilë, të cilët do të përfitojnë njohuritë e duhura dhe eksperiencat për të zhvilluar sisteme më të sigurta kompjuterike.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Mesarete Imeraj
Artikulli tjetërVarrezat masive në Izymin, Xhaçka: Bota duhet të bashkohet kundër këtyre krimeve