TIRANË, 17 shtator /ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka reagoi sot në rrjetet sociale për zbulimin e varrezave masive në Izymin, Ukrainë.
“Pamje tronditëse nga varrezat masive të zbuluara në Izymin e çliruar, në Ukrainë. Këto zbulime tregojnë natyrën e vërtetë të pushtimit rus: terror, dhunë, torturë dhe vrasje masive”, theksoi Xhaçka.
“Bota duhet të bashkohet kundër këtyre krimeve. Viktimat meritojnë të prehen në paqe duke çuar përpara drejtësisë shkaktarët e kësaj tragjedie”, nënvizoi Xhaçka./m.m/












