Ballina Flash

Nikolla uron mësuesit e nxënësit për vitin e ri shkollor

TIRANË, 12 shtator/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, uroi sot nxënësit dhe mësuesit një vit të ri të suksesshëm shkollor.

“Me rastin e vitit të ri shkollor, u uroj nxënësve, mësuesve dhe prindërve një vit shkollor të suksesshëm. Nuk ka vite më të bukura se vitet e shkollës dhe nuk ka betejë më kuptimplote se beteja për dijen”, tha Nikolla.

Nikolla u shpreh se “si mësuese, përjetoj emocione të veçanta çdo fillim viti shkollor. Jam me mendje e zemër pranë çdo nxënësi, mësuesi e prindi në këtë ditë të shënuar. Për nxënësit përkushtimi i mësuesve është po aq frymëzues sa dashuria prindërore; për mësuesit nuk ka kënaqësi më të madhe sesa përparimi i nxënësve; prindërit lumturohen kur dashuria e tyre për fëmijët plotësohet nga talenti e pasioni i mësuesve”.

“Një vit të suksesshëm, të dashur nxënës, mësues e prindër!”, u shpreh Nikolla në mesazhin e saj.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Të rrisim standardet në arsim duke bashkuar mendjet përtej kufijve
Artikulli tjetërRama: Koha për futjen e gjuhës shqipe në çdo nivel të arsimimit