TIRANË, 9 shtator /ATSH/ Qeveria shqiptare po intensifikon bashkëpunimin me shtetin fqinj, Greqinë, për të bërë të mundur nisjen e negociatave për njohjen e pensioneve.
Në këtë kuadër, në Athinë u zhvillua me sukses mbledhja e parë e komisionit të ekspertëve Shqipëri-Greqi për çështjet e sigurimeve shoqërore.
Ministrja për Evropën dhe Punët e jashtme, Olta Xhaçka u shpreh në një postim në rrjetet sociale se, diskutimet teknike dhe shkëmbimi i informacioneve është një hap tepër pozitiv në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për arritjen e marrëveshjes në fushën e pensioneve.
/j.p/r.e/




















