Ballina Aktualitet

Emërimi i Rrumbullakut, Alibeaj: Riciklim i figurave të vjetra

TIRANË, 7 shtator /ATSH-I.Vata/ Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj deklaroi sot se ndryshimet në kupolën e Policisë së Shtetit janë thjesht makiazhi i radhës për të mbuluar dështimin e plotë të kësaj qeverie në përballje me krimin e organizuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Alibeaj u shprehet se riciklimi i figurave të vjetra nuk ndihmon në rikthimin e normalitetit në vend.

“Kriminaliteti në shifra alarmante, lidhjet tashmë të faktuara të segmenteve të Policisë me bandat dhe implikimi i këtyre të fundit në procesin elektoral të 25 prillit është dëshmi e qartë se Edi Rama dhe qeveria e tij e kanë të pamundur të përballen dhe aq më tepër të luftojnë me krimin. Lëvizjet e sotme në strukturën e Policisë si pjesë e riciklimit të figurave të vjetra qartas nuk mund të ndihmojnë në rikthimin e normalitetit të sigurisë në vend. Që mbi të gjjitha është pjesë e vullnetit të munguar politik të kryeministrit dhe e hallkave që pengojnë luftën ndaj krimit dhe rikthimit të besimit të qytetarëve tek qetësia dhe rendi publik”, u shpreh Alibeaj.

Reagimi i kryetarit të grupit parlamentar të PD-së Alibeaj, erdhi pas emërimit nga qeveria sot të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë, 51 raste të reja me COVID-19
Artikulli tjetërHoekstra: E ardhmja e Shqipërisë është në BE