Ballina Flash

MSHMS: 28 të infektuar me COVID-19

TIRANË, 5 shtator/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur në 24 orët e fundit janë kryer 282 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 28 qytetarë.

Sipas Ministrisë, rezultuan pozitiv, 16 qytetarë në Tiranë, 3 në Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Lushnjë, Përmet, Gramsh, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Durrës, Divjakë.

Ministria informoi se, janë 2,215 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 18 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Po ashtu, bëhet e ditur se janë shëruar 228 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 323,277 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (5 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 28
Të shëruar në 24 orë 228
Të shtruar në spitale 18
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 282

Testime totale 1,966,080
Raste pozitive 329,075
Raste të shëruara 323,277
Raste aktive 2,215
Humbje jete 3,583

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 977
Fier 231
Shkodër 194
Elbasan 181
Durrës 156
Korçë 153
Vlorë 124
Gjirokastër 58
Berat 58
Dibër 43
Lezhë 33
Kukës 7

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj dhe Rita Ora zbulojnë surprizat për koncertin në sheshin “Skënderbej”
Artikulli tjetërLajçak dhe këshilltarët e rinj nga Gjermania dhe Franca vizitë në Kosovë dhe Serbi