Ballina Flash

MSHMS: 131 të infektuar me COVID-19

TIRANË, 4 shtator /ATSH/  Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 559 testime për COVID-19, 131 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, nuk ka pasur asnjë humbje jete dhe ka pasur 184 të shëruar.

Në informacionin për situatën në 24 orët e fundit, MSHMS bën të ditur se, janë kryer 559 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 131 qytetarë, në këto bashki: 63 në Tiranë, 7 në Durrës, nga 6 qytetarë në Lushnjë, Vlorë, 5 në Kamëz, nga 4 qytetarë në Kavajë, Fier, Sarandë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Shkodër, Malësi e Madhe, Dibër, Patos, Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Krujë, Dropull, Berat, nga 1 qytetar në Bulqizë, Divjakë, Mallakastër, Selenicë, Përmet, Memaliaj, Kolonjë.

Janë 2,415 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 17 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 184 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 323,049 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-COVID veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Statistika (4 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 131

Të shëruar në 24 orë 184

Të shtruar në spitale 17

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 559

Testime totale 1,965,798

Raste pozitive 329,047

Raste të shëruara 323,049

Raste aktive 2,415

Humbje jete 3,583

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,068

Fier 249

Shkodër 195

Durrës 175

Elbasan 185

Korçë 153

Vlorë 136

Gjirokastër 94

Berat 65

Dibër 52

Lezhë 36

Kukës 7

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS- Macron – Scholz letër Vuçiqit: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është thelbësor
Artikulli tjetërParashikimi i motit, 5 shtator 2022