TIRANË, 5 shtator /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare kalimtare kryesisht nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Në relievet e larta malore në orët e mesditës vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era do jetë me rrahje dhe relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 10-15 m/s.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 18/33 | Diell |
| Kukës | 16/30 | Diell re |
| Lezhë | 17/30 | Diell |
| Dibër | 13/28 | Diell re |
| Durrës | 18/32 | Diell |
| Tiranë | 19/32 | Diell |
| Elbasan | 18/31 | Diell re |
| Berat | 15/32 | Diell |
| Vlorë | 16/32 | Diell |
| Korcë | 11/28 | Diell re |
| Gjirokastër | 13/32 | Diell |
| Sarandë | 15/31 | Diell |












