TIRANË, 4 shtator /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 559 testime për COVID-19, 131 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, nuk ka pasur asnjë humbje jete dhe ka pasur 184 të shëruar.
Në informacionin për situatën në 24 orët e fundit, MSHMS bën të ditur se, janë kryer 559 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 131 qytetarë, në këto bashki: 63 në Tiranë, 7 në Durrës, nga 6 qytetarë në Lushnjë, Vlorë, 5 në Kamëz, nga 4 qytetarë në Kavajë, Fier, Sarandë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Shkodër, Malësi e Madhe, Dibër, Patos, Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Krujë, Dropull, Berat, nga 1 qytetar në Bulqizë, Divjakë, Mallakastër, Selenicë, Përmet, Memaliaj, Kolonjë.
Janë 2,415 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 17 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 184 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 323,049 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-COVID veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Statistika (4 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 131
Të shëruar në 24 orë 184
Të shtruar në spitale 17
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 559
Testime totale 1,965,798
Raste pozitive 329,047
Raste të shëruara 323,049
Raste aktive 2,415
Humbje jete 3,583
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1,068
Fier 249
Shkodër 195
Durrës 175
Elbasan 185
Korçë 153
Vlorë 136
Gjirokastër 94
Berat 65
Dibër 52
Lezhë 36
Kukës 7












