Ballina Flash

Dita e barazisë për gratë, Kim kujton Sevasti Qiriazin

Processed with VSCO with ku1 preset

TIRANË, 26 gusht/ATSH/ Në Ditën për Barazinë e Grave, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka kujtuar një nga figurat femërore më të spikatura, Sevasti Qiriazin, atdhetaren dhe nismëtaren e arsimit shqiptar për femra.

“Historia e saj, si shumë të tjera, nuk merr mirënjohjen që meriton”, është shprehur ambasadorja Kim, në një postim në rrjetet sociale.

“Arritjet e Qiriazit dëshmojnë se me guxim dhe këmbëngulje e pamundura mund të bëhet e mundur. Ky është lloji i guximit dhe këmbënguljes që na duhet ende sot për të sjellë më shumë drejtësi dhe barazi, jo si akte bamirësie, por për të shpalosur potencialin e plotë të çdo personi”, theksoi ambasadorja amerikane.

Dita ndërkombëtare e barazisë për gratë, kremtohet çdo 26 gusht. Fillesat i ka në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kujtim të Amendamentit 19, i cili u jepte grave të drejtën për të votuar.

Sipas këtij amendamenti “e drejta e qytetarëve të Shteteve të Bashkuara për të votuar, nuk do t’u mohohet mbi baza gjinore”.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCeremoni e posaçme për Florian Markun në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Artikulli tjetërVJENË – AIEA: Marrëveshja bërthamore me Iranin ‘më afër se kurrë’