VJENË, 26 gusht /ATSH-ANSA/ – Një marrëveshje për energjinë bërthamore iraniane është më afër se kurrë, deklaroi drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (AIEA), Rafael Grossi, në radion franceze RFI.
“Pas muajsh dhe muajsh negociatash, duket se palët janë më afër se kurrë arritjes së një marrëveshjeje”, tha Grossi.
“Unë mendoj se kjo është një mundësi që do të na japë gjithashtu nivelin e aksesit dhe verifikimit të nevojshëm duke pasur parasysh shtrirjen, ambicien dhe shkallën e programit bërthamor iranian,” shtoi ai.
Inspektimet nga ekspertët e Aiea-s do të jenë “në interes të të dyja palëve. Është çështje vullneti politik”, shtoi ai. /os























