Ballina Ekonomi

Eksportet e tekstileve dhe këpucëve, 80.5 miliardë lekë

TIRANË, 19 gusht/ATSH/ Eksportet e tekstileve dhe këpucëve, që përbëjnë një zë të rëndësishëm të tregtisë së jashtme të Shqipërisë, vijuan rikuperimin edhe gjatë gjysmës së të parë të këtij viti, duke zënë 27 % të vëllimit të eksporteve.

Eksportet e këtij grupi rezultuan 14.3 miliardë lekë më të larta edhe krahasuar me shtatëmujorin e parë të 2019-ës, që përkon me periudhën para pandemisë.

Referuar të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, eksportet e këtij grupi arritën 80.5 miliardë lekë gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti, kur në shtatëmujorin e 2021-shit ato llogariteshin rreth 66.2 miliardë lekë. Në shtatëmujorin e parë të 2019-ës, ato ishin 73.9 miliardë lekë.

Industria fason ka një peshë specifike në eksportet shqiptare dhe në punësim. Kjo industri kontribuon me 38 % në totalit të eksporteve dhe angazhon 45 % të forcës punëtore.

Falë avantazheve të tilla si pozicioni gjeografik i vendit, kuadri ligjor me standardet e BE-së, kosto e ulët e transportit dhe infrastrukturës, fuqisë punëtore, e gatshme për të punuar në këtë sektor, por edhe investimeve të larta të kompanive në makineri dhe pajisje, vitet e fundit kemi zgjerim të eksporteve drejt tregjeve të reja dhe disa kompani po shkojnë drejt mbyllje së plotë të ciklit.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakArkivat, 135 mijë fotografi origjinale
Artikulli tjetërDrejt përfundimit spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT