Ballina Bota

Kina: Vendosja e tarifave nuk e zgjidh problemin

PEKIN, 15 shtator /ATSH/ – Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës, Gao Feng u shpreh për rritjen e suficitit tregtar Kinë-ShBA, se rritja ose rënia e deficitit ose suficitit tregtar varet nga tregjet. Pala amerikane duhet të kuptojë se vendosja e tarifave si mënyrë e unilateralizmit nuk e zgjidh problemin, sipas CRI-së.

Zëdhënësi theksoi se deficiti tregtar i ShBA-së ka lidhje me përqindjen e ulët të depozitave në ShBA, statusin e monedhës ndërkombëtare të dollarit, politikat kontrolluese ndaj eksporteve amerikane drejt Kinës, etj.

Në tetëmujorin e parë të këtij viti, shpejtësia e rritjes së eksporteve kineze në ShBA ishte e lartë, kryesisht për shkak të rritjes së kërkesës në tregun e brendshëm ShBA-së, ndërsa një pjesë e ndërmarrjeve kineze shtuan eksportet kineze drejt ShBA-së nga frika e tarifave ndaj produkteve kineze.

Pala amerikane duhet të kuptojë se vendosja e tarifave nuk mund ta zgjidhë problemin. Kina dhe ShBA-ja duhet të marrin masa pragmatike, të veprojnë në të njëjtin drejtim dhe ta nxisin tregtinë dypalëshe të zhvillohet e qëndrueshme dhe e shëndetshme./

/v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFuga: Projekti i ri i qeverisë, kufizim i fortë për industrinë e basteve
Artikulli tjetërAmbasadori bullgar: Mbështetje integrimit europian të Shqipërisë