Ballina Aktualitet

Lamallari: Forcim i mëtejshëm i bashkëpunimit me Gjermaninë

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari mirëpriti sot Komisionerin Federal Gjerman të Drogave, Burkhard Blienert në Ministrinë e Brendshme.

Në takim u diskutua mbi bashkëpunimin e shkëlqyer aktual mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, programet e zhvillimit alternativ me GIZ Albania, përvojën gjermane dhe nismën e qeverisë për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale, theksoi Lamallari në një postim në rrjetet sociale.

Gjiithashtu, shtoi Lamallari në takim u fol edhe për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave më të mira ndërkombëtare, në veçanti Konventave dhe Rezolutave të UNODC – United Nations Office on Drugs and Crime dhe rekomandimeve të Agjencisë për Drogat të Komisionit Evropian (EMCDDA).

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak109 vjet nga përfundimi i Konferencës së Ambasadorëve
Artikulli tjetërMargariti: Nderim aktorëve Edi Luarasi dhe Rikard Ljarja