Ballina Flash

109 vjet nga përfundimi i Konferencës së Ambasadorëve

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ 109 vjet më parë, më 29 korrik të vitit 1913, nënshkruhej Traktati i Londrës, pjesë e Konferencës së Ambasadorëve të zhvilluar gjatë viteve 1912-1913.

Kjo konferencë, ishte një takim ndërkombëtar i fuqive të mëdha të asaj kohe dhe erdhi si nevojë e zhvillimeve të ndodhura gjatë ndryshimeve të ekuilibrit të forcave, të dalë nga Luftërat Ballkanike.

Kufijtë e Shqipërisë dhe të gjitha çështjet e tjera lidhur me të, do të zgjidheshin nga Fuqitë e Mëdha sipas marrëveshjeve midis palëve.

Perandoria Osmane kishte humbur shkëlqimin e saj. Shqipëria dhe fati i qytetarëve të saj do të bëhej pjesë e kësaj rrokopuje dhe produkt i një harte që do të prodhonte ndër vite veç tensione, duke lënë rreth 40 për qind të territorit të saj jashtë këtij ridimensionimi të Ballkanit.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell një imazh ilustrues, të këtij zhvillimi historik të rëndësishëm.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSherbela kryeson eksportet e bimëve mjekësore me 4 mijë tonë në vit
Artikulli tjetërLamallari: Forcim i mëtejshëm i bashkëpunimit me Gjermaninë