TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim uroi sot Presidentin e Republikës Bajram Begaj, pas betimit në Kuvend .
“Urime Bajram Begajt për inaugurimin e tij si Presidenti i ri i Shqipërisë. Ne mirëpresim të punojmë me Presidentin Begaj për thellimin e bashkëpunimit të fortë SHBA-Shqipëri, forcimin e demokracisë së Shqipërisë dhe mbrojtjen e paqes dhe sigurisë si aleate në NATO”, theksoi Kim në një postim në rrjetet sociale.
Presidenti i Republikës Bajram Begaj mori sot detyrën si Kreu i Shtetit shqiptar për 5 vitet e ardhshme, pasi u betua në Kuvend.























