Ballina Flash

Parashikimi i motit, 21 korrik 2022

TIRANË, 21 korrik /ATSH/– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të vazhdojë të ndikohet nga masa ajrore të nxehta dhe të thata.

Temperaturat do të jenë të larta në të gjithë vendin sidomos në qendër dhe veriperëndim ku pritet të ketë vlera deri ne 37-38 gradë celcius.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të ditës por në mesditë deri në orët e pasdites vonë do të kemi zhvillim të vranësirave të pakta deri mesatare kalimtare kryesisht në zonat malore lindore dhe në Alpe.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe luginave hera-herës fiton shpejtësi dhe behet relativisht intensive deri në 10-15m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.               

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 23/37 Diell re
Kukës 17/35 Diell
Lezhë 24/37 Diell
Dibër 17/33 Diell re
Durrës 22/35 Diell
Tiranë 23/37 Diell
Elbasan 21/38 Diell re
Berat 17/38 Diell
Vlorë 20/34 Diell
Korcë 17/32 Diell
Gjirokastër 16/36 Diell
Sarandë 20/32 Diell

 

 

                                                               

                 

          

                         

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKurti vizitoi kazermat FSK-së: Të ardhmen do ta kemi të ndritshme
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 21/7/2022