Ballina Flash

Dy të rinj zgjedhin të celebrojnë martesën në xhaminë re të Ballies

TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Janë të shumta kërkesat e të rinjve, të cilët duan që martesën e tyre ta kurorëzojnë në Xhaminë e Ballies.

Ndaj, në  ambientet e xhamisë së Ballies nën drejtimin e Imam Dorian Balliut u organizua akti i Nikahut (martesës religjoze) i çiftit Armela dhe Redoni.

Dy të rinjtë në prani të familjarëve dhe miqve të tyre u kurorëzuan në martesë.

Ky akt për besimtarët myslimanë ka të njëjtën rëndësi si martesa civile, e cila rregullon marrëdhëniet martesore në shoqërinë shqiptare, por që është një martesë e ndryshme në procedurë dhe substancë.

Emocionet që ka përcjellë kjo ceremoni kanë qenë të mëdha, jo vetëm për Armelën dhe Redonin, por edhe të afërmit dhe miqtë e tyre.

Xhamia e Ballies, e rindërtuar pas 55 vitesh, prezantohet madhështore, në rindërtimin e saj janë aplikuar risitë më të fundit si në përqasjet artistike ashtu edhe në aplikimet e teknologjisë së ndërtimit.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakINSTAT: Eksportet e zarzavateve rritje me rreth 10%
Artikulli tjetërMAS vendos kontaktet e para me Kolegjin Evropian të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Bruksel