Ballina Ekonomi

INSTAT: Eksportet e zarzavateve rritje me rreth 10%

TIRANË, 20 korrik /ATSH/ Në 6-mujorin e parë eksportet e zarzavateve në sasi u rritën me rreth 10 %, bëri të ditur INSTAT.

Operatorët tregtarë pohojnë se rritja e prodhimeve bujqësore vendase, sidomos ato të serrave në sasi këtë vit, diktuan rritjen e eksporteve nga shtimi i numrit të kontratave me jashtë për eksportin e tyre.

Sipas INSTAT edhe eksporti i ushqimeve dhe pijeve në vlerë u rrit me 18.5 % për 6-mujorin. Kjo ishte rritja më e lartë në krahasim me grupet e tjera të eksporteve.

Ekonomia e vendit në vitin 2021 u rrit me mbi 8,5 %, ku bujqësia si sektori më i madh i ekonomisë shënoi rritje me 0.28 %, ndërsa premisat janë për zhvillim të mëtejshëm, teksa bujqësia ka hyn në stadin e konsolidimit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDRTK Shkodër afron fëmijët me trashëgiminë kulturore
Artikulli tjetërDy të rinj zgjedhin të celebrojnë martesën në xhaminë re të Ballies