TIRANË, 19 korrik /ATSH/ Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi përshëndeti sot hapjen zyrtare të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për anëtarësimin e vendit tonë në BE.
“Për shqiptarët dielli lind në Perëndim”, theksoi Çuçi në një postim në rrjetet sociale.
“Një ditë historike kjo e sotmja që kurorëzon përpjekjet e përbashkëta për të shkuar aty ku ne përkasim, në Evropën e Bashkuar”, u shpreh ministri Çuçi.
Shqipëria dhe Bashkimi Evropian mbajnë sot Konferencën e Parë Ndërqeveritare mes tyre në Bruksel që shënon hapjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim të vendit tonë në Bashkimin Evropian.
/r.e/























