TIRANË, 6 korrik /ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, prezantoi sot grupin e parë të vajzave të reja, të cilat do të përfaqësojnë Shqipërinë në programin e shkëmbimit TechGirls.
TechGirls është një nismë e Byrosë për Çështjet e Arsimit dhe Kulturës të Departamentit Amerikan të Shtetit, e cila do të mbledhë 136 vajza nga 36 vende dhe territore për të marrë pjesë në një program gjashtëjavor.
Ajo do të bashkojë dhe mbështesë brezin e ardhshëm të femrave të cilat udhëheqin në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, duke u ofruar qasje dhe mundësi për të zhvilluar aftësitë e tyre dhe për të ndjekur ëndrrat e tyre.
Pas kthimit, këto vajza do të punojnë nën drejtimin e udhëheqëses së tyre, Jona Rizvanolli, për të zbuluar nevojat e komunitetit dhe për të ofruar zgjidhje të zgjuara teknike.
/j.p/r.e/























