Ballina Bota

BERLIN – Scholz: Të përballemi së bashku me problemet ekonomike

BERLIN, 2 korrik /ATSH-DPA/-Kancelari gjerman Olaf Scholz u ka bërë thirrje qytetarëve që të përballen së bashku me problemet ekonomike që vendi i tyre po përjeton, veçanërisht inflacionin, teksa njoftoi një takim të ekspertëve për të trajtuar këtë çështje.

“Ne duhet të përballemi së bashku”, tha Scholz në një videomesazh. Ai tha se problemi i madh që aktualisht po shqetëson shumë qytetarë është rritja e çmimeve.

Për këtë arsye Scholz ka ftuar sindikatat, punëdhënësit, Bundesbank dhe akademikët për të diskutuar masat e nevojshme. Fushata, e quajtur Veprim i Koncertuar, nis të hënën në zyrën e kancelarit.

Instrumente të tjera të mundshme përfshijnë një propozim nga ministri i Punës, Hubertus Heil, i cili ka sugjeruar një pagesë një herë në vit për beqarët që fitojnë më pak se 4,000 euro bruto (4,170 dollarë) në muaj dhe për të martuarit që fitojnë më pak se 8,000 euro së bashku. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta: Amerika, burim frymëzimi për të gjithë shqiptarët
Artikulli tjetërPARIS – Dhjetëra fluturime anulohen në ditën e tretë të grevës