Ballina Aktualitet

Java e Kulturës Turke, nga vallet e muzika tek letërsia, kinematografia dhe kulinaria

TIRANË, 1 korrik/ATSH/ Java e Kulturës Turke që nisi më 29 qershor dhe do të vazhdojë deri më 7 korrik do të përfshijë aktivitete të ndryshme mbi promovimin dhe prezantimin e kulturës turke në disa qytete të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama shpërndau në rrjetet sociale pamje nga aktivitetet që po zhvillohen në kryeqytet përgjatë kësaj jave.

“”Shqipëria mikpret Turqinë” deri më 7 korrik, një larmi aktivitetesh në javën e Kulturës Turke, ku do të mund të zbuloni esencën e traditës dhe kulturës së Turqisë që nga vallet, muzika, letërsia, kinematografia e deri te kulinaria”, u shpreh Kryeministri.

Në ditët në vazhdim do të organizohen aktivitete në Tiranë, Shkodër, Durrës dhe Elbasan, me fokus promovimin e kulturës, artit dhe gastronomisë turke.

Të parët që hapën këtë udhëtim më 25 prill ishin francezët, për të vijuar me Bashkimin Europian; më pas Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Greqia, Italia, Izraeli, Spanja, Britania e Madhe, Suedia, Egjipti, Kina, Gjermania, Japonia, Austria, Turqia, Hungaria, Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa do të përmbyllet me një festë, me rastin e Festave të Nëntorit me Kosovën.

Për 17 javë, Javët Kulturore Ndërkombëtare do të sjellin në vendin tonë një larmishmëri kulturash.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShoqata e Këshillave të Qarqeve, takime për reformën e Decentralizimit
Artikulli tjetërAtletja Luiza Gega, medalje të Artë në Lojërat Mesdhetare të Algjerisë