Ballina Bota

PHENIAN – Një epidemi e paidentifikuar prek vendin

PHENIAN, 16 qershor /ATSH-ANSA/ – Koreja e Veriut raportoi shpërthimin e një epidemie të paidentifikuar, që prek sistemin e zorrëve, çka mund të rrisë tensionet në sistemin shëndetësor të vendit, që po përballet edhe me një valë të rëndë të Covid-19.

Udhëheqësi Kim Jong-un dërgoi dje ilaçe të përgatitura nga familja e tij në Komitetin e Partisë së Punëtorëve të qytetit portual perëndimor, Haeju, për të ndihmuar pacientët që vuajnë nga epidemia akute enterike, raportoi agjencia koreano-veriore e lajmeve, KCNA, pa specifikuar numrin e personave të prekur nga virusi gastrointestinal.

Kim theksoi nevojën për të frenuar sëmundjen sa më shpejt të jetë e mundur duke miratuar masa për të vendosur karantinën për rastet e dyshimta dhe për t’i bllokuar plotësisht ato.

Pheniani njoftoi sot se janë edhe 26 010 persona të tjerë është konstatuar me simptoma me ethe duke e çuar totalin në 4,56 milionë dhe me 73 vdekje./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRIGA – Lituania dërgon automjete të blinduara në Ukrainë
Artikulli tjetërZbulimi i bazës ku modifikoheshin armët e zjarrit në Yzberisht, arrestohen 2 shtetas