Ballina Bota

IRAN – Teherani kundërshton akuzat e Uashingtonit për rolin e tij në Irak

TEHERAN, 12 shtator /ATSH-AFP/ – Irani dënoi sot akuzat provokuese dhe të papërgjegjshme pasi ishte akuzuar nga SHBA-ja se ka luajtur një rol në sulmet kundër përfaqësive të saj në Irak.

Sot, Shtëpia e Bardhë njoftoi se “mban për përgjegjës Teheranin për sulmet që kanë ndodhur ditët e fundit kundër konsullatës së SHBA-së në Basora dhe kundër kompleksit që ndodhet ambasada amerikane në Bagdad”.

“Deklaratat amerikane janë të habitshme, provokuese dhe të papërgjegjshme”, u shpreh zëdhënësi iranian i Punëve të Jashtme, Bahram Ghassemi.

“Amerika duhet të dijë se duke luajtur, me pakujdesi, me drejtimin e gishtit, ajo nuk arrin të fshehë pasojat e politikës së saj, që është e keqe, e padobishme dhe destabilizuese për rajonin”, shtoi ai. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHUNGARI – Budapesti: Vota e eurodeputetëve është një hakmarrje e atyre pro imigracionit
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Maratona e Berlinit thyen rekord me 44 000 pjesëmarrës në garë