TIRANË 11 qershor /ATSH-I.Vata/- Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është angazhuar sot për mbarëvajtjen e zhvillimit të provimit të maturës shtetërore në kryeqytet.
Sot në ditën që maturantët i nënshtruan provimit të dytë të Maturës Shtetërore, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mori të gjitha masat e nevojshme, dhe u gjend pranë çdo shkolle, me punonjës policie, me qëllim që procesi i provimit të ishte i qetë dhe i sigurt.
“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë uron maturantët në të gjithë vendin, suksese në këtë provim dhe në provimet e radhës. Policia është pranë jush për t’ju përcjellë rend dhe siguri, t’ju dhënë dorën miqësisht dhe për t’ju ndihmuar në rast nevoje”, thuhet në njoftimin e policisë.












