Ballina Bota

BULLGARI – Petkov: Gati për qeverinë e pakicës

SOFJE, 9 qershor /ATSH-ANA/ – Kryeministri bullgar, Kiril Petkov deklaroi se ishte gati të drejtonte një qeveri të pakicës edhe pasi partia e prezantuesit të njohur televiziv, Slavi Trifonov ”Ka një popull si ky” (ITN) është tërhequr nga koalicioni qeverisës duke shkaktuar krizë politike në vendin ballkanik.

”Një qeveri e pakicës është shumë më e mirë se një qeveri në të cilën ka nga ata që gjithmonë përpiqen të nxjerrin pengesa ndaj reformave dhe luftën kundër korrupsionit”, komentoi Petkov.

”Çdo zgjedhje e parakohshme do ta çonte vendin në kaos”, deklaroi kreu i Partisë Socialiste (BSP), Kornelia Ninova.

Edhe partia e katërt e koalicionit, “Bullgaria demokratike” (DB, e djathtë) ka dalë në favor të qeverisë aktuale.

GERB (konservatorët), partia më e madhe opozitare në parlamenti, tani për tani, ka heshtur, ndërsa partia të minoritetit turk ”Lëvizja për të drejta dhe liri” (DPS në opozitë), është pro zgjedhjeve të parakohshme në vjeshtë./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQeveria i hap rrugë krijimit të parqeve teknologjike
Artikulli tjetërDigjitalizimi i shërbimeve publike online, sipas standardeve të BE-së