SOFJE, 9 qershor /ATSH-ANA/ – Kryeministri bullgar, Kiril Petkov deklaroi se ishte gati të drejtonte një qeveri të pakicës edhe pasi partia e prezantuesit të njohur televiziv, Slavi Trifonov ”Ka një popull si ky” (ITN) është tërhequr nga koalicioni qeverisës duke shkaktuar krizë politike në vendin ballkanik.
”Një qeveri e pakicës është shumë më e mirë se një qeveri në të cilën ka nga ata që gjithmonë përpiqen të nxjerrin pengesa ndaj reformave dhe luftën kundër korrupsionit”, komentoi Petkov.
”Çdo zgjedhje e parakohshme do ta çonte vendin në kaos”, deklaroi kreu i Partisë Socialiste (BSP), Kornelia Ninova.
Edhe partia e katërt e koalicionit, “Bullgaria demokratike” (DB, e djathtë) ka dalë në favor të qeverisë aktuale.
GERB (konservatorët), partia më e madhe opozitare në parlamenti, tani për tani, ka heshtur, ndërsa partia të minoritetit turk ”Lëvizja për të drejta dhe liri” (DPS në opozitë), është pro zgjedhjeve të parakohshme në vjeshtë./ /os/
