MOSKË, 12 shtator /ATSH-ANSA/ – Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia kishte identifikuar dy personat e dyshuar si përgjegjës për sulmet me gaz nervor kundër agjentit të dyfishtë rus, Skripal.
“I dimë kush janë, i kemi gjetur”, tha Putin duke theksuar se bëhej fjalë për dy civilë.
Autoritetet britanike kanë evidentuar Aleksander Petrov e Ruslan Boshirov si përgjegjësit e sulmeve, raportuan agjencitë.
“U drejtohem atyre, të dalin në shesh dhe të na tregojnë’’, u shpreh Putin.
Gazetari rus Sergei Brilev ka mbështetur menjëherë thirrjen e presidentit duke i ftuar në programin e tij të përjavshëm.
‘’Ejani në studion time ditën e shtunë, ju pres’’, iu drejtua Brilev personave përgjegjës./ /os/ a.jor.























