BEIRUT, 12 shtator /ATSH-ANSA/ – OKB po përgatit një emergjencë humanitare në pjesën veriperëndimore të Sirisë për të ndihmuar qindra mijëra civilë që rrezikohen nga sulmet ruse dhe iraniane në Idlib.
Rusia, Irani dhe Turqia në ditët e kaluara kanë arritur një marëveshje pajtimi në Idlib, por kërcënimi ushtarak vazhdon.
Prej disa ditëve janë intensifikuar sulmet e avionëve ajrorë qeveritarë dhe rusë.
Sipas OKB-së, në Idlib janë rreth 30 mijë civilë që po largohen ditët e fundit dhe rreth 850 000 civilë janë në rrezik, në një popullsi prej tre milionë banorësh./ /os/ a.jor.























