Ballina Bota

MOSKË -Putin: I kemi gjetur atentatorët e Skripalit

MOSKË, 12 shtator /ATSH-ANSA/ – Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia kishte identifikuar dy personat e dyshuar si përgjegjës për sulmet me gaz nervor kundër agjentit të dyfishtë rus, Skripal.

“I dimë kush janë, i kemi gjetur”, tha Putin duke theksuar se bëhej fjalë për dy civilë.

Autoritetet britanike kanë evidentuar Aleksander Petrov e Ruslan Boshirov si përgjegjësit e sulmeve, raportuan agjencitë.

“U drejtohem atyre, të dalin në shesh dhe të na tregojnë’’, u shpreh Putin.

Gazetari rus Sergei Brilev ka mbështetur menjëherë thirrjen e presidentit duke i ftuar në  programin e tij të përjavshëm.

‘’Ejani në studion time ditën e shtunë, ju pres’’, iu drejtua Brilev personave përgjegjës./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPajisje mësimore për nxënësit e “Shtjefën Gjeçovi” në Janjevë
Artikulli tjetërBEJRUT – OKB përgatit emergjencën humanitare në Idlib