TIRANË, 31 maj /ATSH-I.Vata/ 11 deputetë të Partisë Demokratike, kryesuar nga kryetari i PD-së, Sali Berisha firmosën sot draftrezolutën kundër genocidit serb në Kosovë, drejtuar Kuvendit.
Në draftrezolutë, kërkohet që qeveria shqiptare të shpallë 15 janarin ditën e përkujtimit të masakrës së Reçakut, genocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Në rezolutën e PD-së drejtuar Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla kërkohet mocion me debat për draftrezolutën e dënimit të genocidit serb në Kosovë.
Draftrezoluta e paralajmëruar më 10 maj nga deputeti Tritan Shehu tashmë hyn në procedurat parlamentare.
Pak ditë më parë, më 27 maj, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë një draftrezolutë po për dënimin e masakrave dhe genocidit serb në Kosovë.
/j.p/r.e/












