Ballina Ekonomi

Finalja e Conference League, dobësohet euroja

TIRANË, 28 maj/ATSH/ Euroja shënoi rënie në kursin e këmbimit me monedhën vendase Lek përgjatë kësaj jave.

Referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehej të hënën me 119 lekë, ndërsa të premten shkoi 120.94.

Vlera e monedhës europiane u ul deri në 119 lekë si pasojë e shtimit të fluksit në treg nga tifozë të shumtë që mbërritën në vend për të ndjekur nga afër finalen e Conference League.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka deklaroi se rreth 140 milionë euro është impakti në ekonomi që solli finalja e Conference League e organizuar të mërkurën në stadiumin “Air Albania”.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTë ardhurat nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore 38.6 miliardë lekë
Artikulli tjetërBalla: 37 milionë euro më shumë eksporte në katër muaj