Ballina Ekonomi

INSTAT: Shkalla e papunësisë për të rinjtë 27,1 %

TIRANË, 28 maj/ATSH/ INSTAT publikoi së fundmi raportin mbi tregun e punës, sipas të cilit shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-24 vjeç është 27,1 %.

Krahasuar me vitin paraardhës, shkalla e papunësisë së të rinjve pësoi një rritje prej 0,6 pikë përqindje.

Sipas INSTAT, në vitin 2021, të rinjtë e grupmoshës 15-29 vjeç, të cilët nuk janë të punësuar, nuk janë duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional, përbëjnë 26,1 % të të rinjve gjithsej.

Në këtë grup, 37,3 % e të rinjve janë të papunë. Pjesa tjetër janë jashtë tregut të punës për arsye se janë të dekurajuar (15,4 %), duke përmbushur detyra dhe përgjegjësi familjare (17,5 %), ose për arsye të tjera (29,8 %).

Duke krahasuar të rinjtë të cilët nuk janë të punësuar, nuk janë duke ndjekur shkollën apo trajnim profesional sipas gjinisë dhe statusit të tyre në tregun e punës, vihet re se meshkujt janë më aktivë në treg sesa femrat.

Referuar statistikave, 46,6 % e meshkujve janë në kërkim të një pune dhe të gatshëm për të punuar, ndërsa tek femrat kjo përqindje është 29,5 %.

Gjatë vitit 2021, numri i të papunëve në Shqipëri është 162.560 persona. Shkalla zyrtare e papunësisë është 11,5 % dhe u ul me 0,2 pikë përqindje krahasuar me vitin 2020.
Shkalla zyrtare e papunësisë për meshkujt është 11,3 % dhe për femrat është 11,8 %.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Vjosa n’fest” aktivitete të shumta në Përmet, ‘perlën’ e turizmit shqiptar
Artikulli tjetërFOKUS – Kisha ortodokse ukrainase shkëputet nga Patriarkana e Moskës