Ballina Ekonomi

Eksportet e tekstileve dhe këpucëve 44.4 miliardë lekë

TIRANË, 29 maj/ATSH/ Eksporti i tekstileve dhe këpucëve, që përbën një zë të rëndësishëm të tregtisë së jashtme të Shqipërisë vijoi rikuperimin edhe gjatë katërmujorit të parë të këtij viti.

Eksportet e këtij grupi rezultuan më të larta edhe krahasuar me katërmujorin e parë 2019-ës, që përkon me periudhën para pandemisë.

Referuar të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, eksportet e këtij grupi arritën 44.4 miliardë lekë gjatë periudhës janar-prill të këtij viti, kur në katërmujorin e 2021-shit ato llogariteshin rreth 36 miliardë lekë. Në katërmujorin e parë të 2019-ës ato ishin 41.1 miliardë lekë.

Industria fason ka një peshë specifike në eksportet shqiptare dhe në punësim. Kjo industri kontribuon me 38 % në totalit të eksporteve dhe angazhon 45 % të forcës punëtore.

Falë avantazheve të tilla si pozicioni gjeografik i vendit, kuadri ligjor me standardet e BE-së, kosto e ulët e transportit dhe infrastrukturës, fuqisë punëtore, e gatshme për të punuar në këtë sektor, por edhe investimeve të larta të kompanive në makineri dhe pajisje, vitet e fundit kemi zgjerim të eksporteve drejt tregjeve të reja dhe disa kompani po shkojnë drejt mbyllje së plotë të ciklit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQelza, destinacon i turizmit natyror dhe historik
Artikulli tjetërUKRAINË – Kievi: Tridhjetë mijë ushtarë rusë të vrarë deri më tani