TIRANË, 26 maj /ATSH-I.Vata/ Ambasada e SHBA-së në Tiranë publikoi një tjetër mesazh të Sekretarit të Përgjithshëm, Antony Blinken, drejtuar Rusisë për luftën në Ukrainë, që vazhdon prej tre muajsh.
Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale të Ambasadës së SHBA, Sekretari Blinken jep lajmin se së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe BE kanë nisur drejt Ukrainës Grupin Këshillues për Krimet e Mizorive.
“Së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Europian, ne kemi nisur Grupin Këshillues për Krimet e Mizorive, një përpjekje shumëkombëshe për të mbështetur Njësitë e Krimeve të Luftës të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës. Së bashku ne do të ndjekim llogaridhënien. Ne mbetemi të bashkuar me Ukrainën”, thekson Sekretari amerikan i Shtetit, Antony J. Blinken.
/r.e/






















