TIRANË, 25 maj/ATSH/ Roma fitoi UEFA Conference League duke mposhtur 1-0 Feyenoord në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Përmes fotove të Agjencisë Telegrafike Shqiptare preket atmosfera e zjarrtë në stadiumin “Air Albania”, ndërsa kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini ngriti kupën për verdhekuqtë e kryeqytetit italian.
Kjo është kupa e parë evropiane që Roma merr pas 60 vitesh.
Në objektivin e ATSH-së janë kapur momente edhe nga festimet e lojtarëve të Romës me tifozët e tyre, duke kënduar himnin e Romës.
/m.m/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.




















