Ballina Flash

​Tetë raste të reja me COVID

PRISHTINË, 25 maj/ATSH/- Në 24-orëshin e fundit janë shënuar tetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 052.

Në total numri i rasteve aktive është 138.

Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 96 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSejko në Forumin e “Euromoney” për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore
Artikulli tjetër​Zëvendësministrja e Shëndetësisë: Nuk ka asnjë rast të dyshuar me lijën e majmunit në Kosovë