Ballina Flash

Parashikimi i motit, 9 maj 2022

TIRANË, 9 maj /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të herëpashershme.

Duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites vranësirat hera herës deri të dendura por kryesisht në relievet e larta malore. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra në relievet e larta malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-3 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 5-7 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 12/26 Diell re
Kukës 10/23 Diell re
Lezhë 12/26 Diell re
Dibër 9/23 Diell re
Durrës 12/26 Diell re
Tiranë 14/28 Diell re
Elbasan 11/27 Diell re
Berat 11/28 Diell re
Vlorë 12/25 Diell re
Korçë 8/19 Diell re
Gjirokastër 9/26 Diell re
Sarandë 10/24 Diell re

 

 

                                                               

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiguria rrugore, Nano kërkon reflektim të strukturave të Policisë Rrugore
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 09/5/2022