Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 09/5/2022

BRUKSEL (Belgjikë) – Dita e Evropës.

FILIPINE – Zgjedhjet presidenciale.

HAGË (Holandë) – GJND-ja shqyrton çështjen midis Gjermanisë dhe Italisë në mosmarrëveshjen për kompensimin e viktimave të nazizmit.

MOSKË (Rusi) – Parada ushtarake që shënon fitoren sovjetike ndaj nazistëve.

STRASBURG (Francë) – Mbyllja e Konferencës për të Ardhmen e Evropës me presidentin Macron dhe kryetaret e Komisionit Evropian dhe Parlamentit, Ursula Von Der Leyen dhe Roberta Metsola.

BERLIN (Gjermani) – Kancelari Scholz pret presidentin francez Emmanuel Macron për udhëtimin e tij të parë pas marrjes së presidencës.

NJU JORK (SHBA) – Ankandi i portretit të Marilyn Monroe nga Warhol i vlerësuar në 200 milionë dollarë, nga koleksioni ”Thomas and Doris Ammann”.

TUNIS (Tunizi) – Vizita e kreut të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov.

RIAD (Arabia Saudite) – Forumi i Aviacionit.

ABIXHAN – Takimi COP15 i Konventës së Kombeve të Bashkuara për Luftën Kundër  Shkretëtirëzimit (UNCCD)./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 9 maj 2022
Artikulli tjetërFOKUS – Scholz: Gjermania ka përgjegjësi historike për të mbështetur luftën e Ukrainës